Elon Musk, që tashmë zyrtarisht ka në pronësi Twitterin, thuhet se po planifikon të vendosë tarifë mujore për përdoruesit që duan të kenë llogari të verifikuar.
Siç raportoi “IGN” të hënën, përdoruesit do të tarifohen me 20 dollarë në muaj, ndërsa ato që aktualisht posedojnë verifikim, kanë afat 90 ditë për t’u abonuar, në të kundërtën do të humbasin statusin.
Ndërkohë iu ka dhënë kohë deri më 7 nëntor inxhinierëve të kompanisë që ta zbatojnë këtë ndryshim, ose do e humbin vendin e punës.
Platforma “Twitter Blue” aktualisht kushton 4.99 dollarë në muaj dhe i lejon përdoruesit t’i modifikojnë ‘cicërimat’ e tyre, të kenë qasje në veçoritë e rrjetit social dhe shumë të tjera.
Verifikimi i llogarisë së Twitterit ka për qëllim t’u bëjë me dije përdoruesve se një llogari me interes publik është autentike.
Për ta marrë ikonën e kaltër, llogaria duhet të jetë publike, aktive dhe autentike. Deri më tani nuk ka pasur tarifë për verifikim.