Florent Muslija ka qenë njëri nga lojëtarët më të komentuar në opinion sportiv në Kosovë, gjatë kësaj jave.
Kjo për shkak se mesfushori “Dardan” u përjashtua nga kombëtarja e Kosovës për thyerje të rregullave së bashku me Edon Zhegrovën dhe Aro Muricin, shkruan Express.
Pas kërkimfaljes nga Muslija u prit që edhe të ndalen fjalët për të.
Mirëpo futbollisti ka marr një tjetër lajm të keq, kësaj radhe nga klubi i tij.
Ai nuk është ftuar për ndeshjen e radhës në Bundesligë ndaj Bochumit.
Kurse në intervistë para ndeshjes, trajneri ka deklaruar se e rëndësishme është të jesh përgjegjës për gabimet e tua.
“Është e rëndësishme të jesh përgjegjës për gabime e tua”, ka thënë trajneri i Freiburgut, Julian Schuster.
Ndeshja mes Freiburgut dhe Bochumit zhvillohet të shtunën nga ora 15:30.