Musliu – Dejona Mihalit: Agresioni juaj nuk e mbulon tradhtinë tuajm, përkundrazi, e shpërfaqë atë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu – Dejona Mihalit: Agresioni juaj nuk e mbulon tradhtinë tuajm, përkundrazi, e shpërfaqë atë

    Insajderi
    08 August 2025 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar ashpër Dejona Mihalit (Koordinatore e Komiteteve në partinë Vetëvendosje), lidhur me një deklaratë të saj, se ‘të gjithë që e votuan Gjykatën Speciale’, përfshirë edhe ish-Presidentin Hashim Thaçi, duhet të kërkojnë falje.

    Në shkrimin e saj, Musliu thotë se ‘falje duhet të kërkojnë ata që ushqyen dhe po vazhdojnë ta ushqejnë narrativën kundër Ushtrisë Çlirimtare’.

    “Falje duhet të kërkojnë në radhë të parë ata që e krijuan, e ushqyen dhe e po vazhdojnë ta ushqejnë narrativen kundër Ushtrisë sonë Çlirimtare”, shkruan Musliu.

    Ajo thotë se ditët e fundit, Brigadat e Kuqe të VV-së, ekspozuan hapur panikun e tyre ndaj emrit të Hashim Thaçit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark