Musliu e bën "për pesë pare" Haxhiun: Përçarëse, grua e indoktrinuar, sulmove Kuvendin dhe kolegët me gaz lotsjellës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu e bën “për pesë pare” Haxhiun: Përçarëse, grua e indoktrinuar, sulmove Kuvendin dhe kolegët me gaz lotsjellës

    Insajderi
    26 July 2025 - 23:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka shpjeguar në seancën e Kuvendit arsyet pse partia e saj nuk ka mbështetur Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.

    Në fjalën e saj, Musliu ka qenë tejet kritike ndaj ministres në detyrë, duke e cilësuar si një figurë të papërshtatshme për të qenë në krye të Kuvendit.

    “Ajo refuzohet sepse është përçarëse, është akuzuese dhe një grua pa mendim politik. Është gruaja më e indoktrinuar në skenën politike të Kosovës”, tha Musliu nga foltorja e Kuvendit.

    Deputetja e PDK-së e kujtoi të kaluarën politike të Haxhiut, duke përmendur edhe incidentin me gaz lotsjellës në Kuvend, si dhe menaxhimin e çështjes së humbjes së mostrave në rastin e Astrit Deharit.

    “Është gruaja që ka sulmuar Kuvendin dhe kolegët e saj me gaz lotsjellës. Është ministrja që nuk dha dorëheqje kur u humbën mostrat e rastit Dehari,” shtoi Musliu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark