Musliu: Është koha që Kuvendi ta zhbëjë Gjykatën Speciale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu: Është koha që Kuvendi ta zhbëjë Gjykatën Speciale

    Insajderi
    18 March 2025 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj vendimit të Gjykatës Speciale, e cila ka refuzuar kërkesën e ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.

    Musliu ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi dhe e ka cilësuar atë si një akt turpërues, duke e quajtur një veprim që nuk ka lidhje me drejtësinë.

    Ajo ka shprehur gjithashtu shqetësimin se Gjykata Speciale po vepron për interesa politike dhe ka theksuar se ky vendim përbën një shkelje të të drejtave të njeriut dhe një abuzim me vlerat njerëzore.

    Në një postim në Facebook, Musliu ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të veprojë për të shpërbërë këtë gjykatë, duke e quajtur atë një “farsë të drejtësisë ndërkombëtare”.

    Ajo ka nënvizuar se asnjë gjykatë, e asnjë gjykatës i korruptuar, nuk do të mund ta njollosë reputacionin e çlirimtarëve të Kosovës.

    “Asnjë gjykatë dhe asnjë gjykatës i shitur për interesa puro politike nuk do t’ia dali të përbaltë çlirimtarët e kësaj toke. Krenaria jonë do ta sfidon çdo prepotencë ndërkombëtare të kamufluar nën petkun e drejrësisë. Ka ardhë koha që organi që e bëri te mundur këtë fars të drejtësisë nderkombëtare, ta ç’bëjë!”.

    “Jemi me Ty, President! Zoti ta shtoftë durimin dhe të dhuroftë forcën për të përballuar dhimbjen për humbjen e babait tënd. Qendro stoik siç ke qëndruar gjithmonë”, ka shkruar Musliu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark