Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në Këshillin e Përgjithshëm të kësaj parti, të mbajtur sot, ka deklaruar se VV-ja nuk krahasohet me subjektet e tjera politike, sipas tij, për nga vullneti, koncepti, arritje dhe siç u shpreh ai, për nga kultura e qeverisjes.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Ajo ka thënë se “është e vërtetë që VV-ja nuk mund të krahasohet me subjektet tjera, pasi që të gjitha subjektet tjera dhe këtë më së miri e pasqyron ura e Saradranit”.
“Është e vërtetë që VV nuk krahasohet me subjektet tjera për politiken, konceptin dhe kulturen e qeverisjes? Sepse të gjitha subjektet tjera kishin koncept, kishin ide kishin vizion e kishin kulturë qeverisje kishin progres e kishin projekte për shtetin, ndërsa VV nuk ka as kulturë, as ide, as vizion as projekte as nuk merr erë as nga politika, as nga shteti as nga kultura. Ura e Saradranit e paqyron më se miri krahasimin e VV me subjektet tjera politike”, ka deklaruar ajo.