Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, ka propozuar ngritjen e një monumenti për Skënderbeun në Nish.
Kuvendi Komunal i Bujanocit ka miratuar një vendim që sheshi ‘Karagjogje Petroviq’ të ndryshojë emrin, dhe të bëhet sheshi ‘Skënderbeu’.
“Do të kërkoj ndërtimin e një monumenti në Nish për Skënderbeun, edhe pse atje nuk ka shqiptarë, sepse ky hero më 3 nëntor të vitit 1443, me 300 kalorës, shpëtoi serbët në Nish nga pushtuesit osmanë. Ai jo vetëm që ka shpëtuar shqiptarët, por edhe serbët”, ka thënë Musliu.
Musliu ka tha thënë se serbët duhet të kuptojnë iniciativën për riemërimin e sheshit të Bujanocit dhe atë për monumentin për Skënderbeun, sepse në Mitrovicë është ngritur një monument për Car Llazarin dhe shqiptarëve nuk iu ka penguar. /Insajderi.com