Musliu: Kosova në kurth të Albin Kurthit, nëse nuk veprojmë sot ,nesër do të jetë vonë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu: Kosova në kurth të Albin Kurthit, nëse nuk veprojmë sot ,nesër do të jetë vonë

    Insajderi
    28 May 2025 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu ka reaguar pas situatës së krijuar sa i përket mos konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe tre muaj pas përfundimit të zgjedhjeve.

    Musliu ka thënë se Kosova po humbet kohë dhe se ka mbetur peng i një lideri që refuzon të bashkëpunojë, të dëgjojë dhe të ndryshojë, transmeton Insajderi.

    “Kosova nuk ka nevojë për një tribunë. Ka nevojë për udhëheqje që ndan pushtetin, ndërton ura dhe e vendos shtetin para egos. As si politikbërës, as si qytetarë, nuk duhet të rrimë duarkryq përballë një njeriu që po shkatërron çdo mundësi për zhvillim, paqe dhe integrim. Të zgjohemi dhe ta nxjerrim Kosovën nga KURTHI I KURTHIT. Sepse nuk është futur në kurth vetëm Kuvendi , është futur në kurth e ardhmja e Kosovës”, ka shkruar Musliu.

    Postimi i plotë i Musliut:

    KOSOVA NË KURTH TË ALBIN KURTHIT

    Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një skenë teatri.

    Rolet janë të ndara:

    PDK, LDK, AAK me konferenca për shtyp në njërën anë;

    Vetëvendosje, Alternativa dhe Guxo, si duartrokitës të verbër të liderit suprem, në anën tjetër.

    Nuk ka më debat të vërtetë politik. Ka vetëm monolog.

    Në vend të transparencës dhe vendimmarrjes, kemi improvizim.

    Në vend të përgjegjësisë, kemi tallje me besimin e qytetarëve.

    Në vend të dialogut, kemi arrogancë dhe përçarje.

    Kosova po humbet kohë.

    Ajo ka mbetur peng i një lideri partiak që refuzon të bashkëpunojë, të dëgjojë dhe të ndryshojë.

    Një lider që e quan veten “shpëtimtar”, dhe të gjithë të tjerët “pengues”.

    Kosova nuk ka nevojë për një tribunë.

    Ka nevojë për udhëheqje që ndan pushtetin, ndërton ura dhe e vendos shtetin para egos.

    As si politikbërës, as si qytetarë, nuk duhet të rrimë duarkryq përballë një njeriu që po shkatërron çdo mundësi për zhvillim, paqe dhe integrim.

    Të zgjohemi dhe ta nxjerrim Kosovën nga KURTHI I KURTHIT.

    Sepse nuk është futur në kurth vetëm Kuvendi , është futur në kurth e ardhmja e Kosovës.

    Aktivizmi qytetar nuk matet me votë njëherë në katër vjet.

    As vetëm me konferenca për shtyp njëherë në javë.

    Matet me zë, qëndrim, veprim dhe reagim të vazhdueshëm.

    Nëse nuk veprojmë sot ,nesër do të jetë vonë!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark