Musliu: Kushtetuesja u tregua tolerante ndaj adoleshencës së Kuvendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu: Kushtetuesja u tregua tolerante ndaj adoleshencës së Kuvendit

    Insajderi
    08 September 2025 - 18:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur masë të përkohshme ndaj Kuvendit të Kosovës me një afat prej 30 ditësh.

    Musliu tha se Kushtetuesja është treguar shumë tolerante ndaj “veprimeve adoleshente të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

    “I quaj adoleshente, sepse kjo është pikërisht një adoleshencë politike, se më nuk mund t’i them papjekuri politike, ose s’mund të them se janë probleme teknike. Çështja e Kuvendit s’ka të bëjë më as me logjistikë, as me teknikë, as me çështje administrative, është puro politike. Dhe kur e them këtë, mbi bazën e këtyre gjërave që i njoh, i di, i shoh, dhe i preku çdo ditë në Kuvend, unë mendoj se Gjykata Kushtetuese është treguar shumë tolerante, sepse është dashtë me qenë më e ashpër, më konkrete dhe më detyruese për Kuvendin”, tha Musliu.

    “Në këto raste mendoj se duhet të iu jepet një mësim i mirë atyre që nuk duan të marrin vesh, ose që të kuptojnë, dhe t’i lexojnë vendimet”, tha tutje deputetja.

    Sipas Musliut, ai që nuk kupton dhe nuk lexon drejt vendimet e Kushtetueses, është kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

    “Albin Kurtit s’i bie asgjë tamam, dhe për të askush nuk kupton dhe askush nuk dinë, dhe askush nuk lexon drejtë”, tha tutje ajo te DPT Fidani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark