Musliu e gjuajti me ujë Faton Pecin - vjen reagimi i Aida Dërgutit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu e gjuajti me ujë Faton Pecin – vjen reagimi i Aida Dërgutit

    Insajderi
    22 December 2021 - 13:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, mbrëmë sulmoi me ujë ministrin Faton Peci, e më pas edhe me gotën e plastikës. Këto metoda, ish nënkryetarja e Vetëvendosjes Aida Dërguti, po i cilëson si metoda të ish partisë së saj.

    Në komisionin parlamentar për Bujqësi po raportonte ministri Faton Peci, u gjuajt me ujë nga deputetja e PDK-së pasi një diskutimi të ashpër mes tyre.

    Vetëvendosje kishte përdorur metoda të ndryshme jokonvencionale për t’i shtyrë përpara agjendat e saj opozitare.

    Dhe një gjë të tillë, po e potencon edhe ish nënkryetarja e këtij subjekti politik.

    “Precedenti i bërjes opozitë me metoda jokonvencionale tashmë është vendosur nga partia në pushtet. Këtij lloji të opozitarizmit në Kuvendin e Kosovës i ka prirë kryeministri aktual.” – ka thënë znj. Dërguti, përcjell Periskopi.

    Më tej, ajo ka përdorur edhe fjalën popullore “Çka bën në mal, e gjen në shtëpi!” për ta përshkruar gjithë ngjarjen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark