Deputetja nga radhët e PDK- së, Ganimete Musliu ka komentuar deklaratën e presidentes, Vjosa Osmani, të bërë gjatë fjalimit të saj në adresimin vjetorë në kuvend.
Musliu, duke pranuar se gjykimi i të tjerëve në bazë të pamjes është gabime, ajo ka komentuar peshën e presidentes Osmani.
“Do të mbahesh në mend si një GRUA që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg”, ka thënë Musliu në një status në Facebook.
Këto komente Musliu i bëri pasi presidentja Osmani në fjalimin e saj vjetor ka përmendur si sulm ndaj saj komentet për pamje. “ Nuk jam zmbrapsur edhe kur më kanë sulmuar për pamjen”, kishte deklaruar Osmani në Kuvend.
Tutje, Musliu thotë se Osmani është zmbrapsur kur ka shkuar të operohet në Turqi për një ndërhyrje në lukth.