Ganimete Musliu nga PDK ka thënë se partia e saj në katër vitet e ardhshme do të qeverisë me Kosovën.
Ajo është shprehur se nuk përjashtohen as koalicionet,
“Unë mund të them sot që Partia Demokratike në katër vitet e ardhshme do të qeverisë me Kosovën. Nuk përjashtohen koalicionet, varet me kë. Unë mendoj që Partia Demokratike e Kosovës duhet të jetë serioze me ofertën e saj ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, siç ka qenë deri më tani”, është shprehur ajo në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.