Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka shkruar për Faton Hajrizin i cili u varros sot në mesin e qindra njerëzve që ishin prezent për t’ia dhënë lamtumirën e fundit.
Musliu ka thënë se jeta e Faton Hajrizit “do të mbetet një njollë e përhershme e sistemit tonë të drejtësisë dhe shoqërisë sonë që mbyllë sytë para padrejtësive.”
Më tutje ajo i ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të Faton Hajrizit.
“Në pamundësi që të jem fizikisht pranë familjes Hajrizi sot, familjes shokëve e miqëve, ju shprehë ngushëllimet me të sinqerta. Zoti ju dhashtë forcë për të përballuar këtë tragjedi.”