Musliu për Fondin e Sigurisë: Mos iu përgjigjni këtij “Fondi Plaçkitës” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu për Fondin e Sigurisë: Mos iu përgjigjni këtij “Fondi Plaçkitës”

    Insajderi
    19 May 2022 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka bërë sërish thirrje tek qytetarët që të mos i përgjigjen Fondit të Sigurisë, që ajo e quajti “Fond Plaçkitës” në formën se si është aktualisht.

    Musliu tha se nuk është kundër Fondit të Sigurisë në parim, por është kundër Fondit të Sigurisë ashtu siç është krijuar.

    “Dua të shfrytëzojë rastin që fuqishëm në këtë vend të them që asnjëherë s’kam qenë kundër Fondit. Kam qenë kundër mënyrës se si u bë ky Fond. Edhe sot publikisht bëj thirrje që të mos i përgjigjeni këtij Fondi Plaçkitës siç është ky aktual”, tha Musliu.

    Tutje, Musliu tha se Fondi duhet të jetë projekt i përhershëm dhe i mbështetur në ligj.

    “Fondi duhet të krijohet si projekt i përhershëm, i mbështetur në ligj. Kështu do të bëhej një fond i qëndrueshëm dhe do të kishte adresë llogaridhëniejeje”, tha Musliu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark