Musliu-Shoshi: Albin, veç dorëheqja mundet me të nda nga asociacioni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Musliu-Shoshi: Albin, veç dorëheqja mundet me të nda nga asociacioni

    Insajderi
    17 May 2023 - 22:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, i është drejtuar kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, duke i thënë se veç dorëheqja mundet me e nda nga asociacioni.

    Albin, veç dorëheqja mundet me të nda nga asociacioni”, ka theksuar ajo.

    Me anë të një postimi në Facebook, Musliu-Shoshi ka kërkuar nga kreu i ekzekutivit që të tregohet i përgjegjshëm.

    Marrë parasysh faktin që nuk ke shpëtim nga kauza që e abuzove ndër vite e që të solli në pushtet, dërgo propozim me parimet. Të gjithë po të mbështesim. Pra, asociacion PA kompetenca ekzekutive, PA u shndërruar në pushtet të tretë, PA cenuar karakterin unitar të Republikës, e gjithmonë duke mbrojt kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës. Të paktën një herë tregohu i përgjegjshëm para të ardhmes së fëmijëve tanë e funksionimit të shtetit tonë”, shkroi ajo.

    Postimi i plotë i deputetes:

    Albin, veç dorëheqja mundet me të nda nga asociacioni!

    Marrë parasyshë faktin që nuk ke shpëtim nga kauza që e abuzove ndër vite e që të solli në pushtet, dërgo propozim me parimet. Të gjithë po të mbështesim. Pra, asociacion PA kompetenca ekzekutive, PA u shndërruar në pushtet të tretë, PA cënuar karakterin unitar të Republikës, e gjithmonë duke mbrojtë kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës 🇽🇰.

    Të paktën një herë tregohu i përgjegjshëm para të ardhmes së fëmijëve tanë e funksionimit të shtetit tonë!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    10 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark