Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas vendimit të Këshillit të BE-së për të liberalizuar vizat për serbët e Kosovës që përdorin pasaporta ilegale.
Musliu-Shoshi ka deklaruar se parashikimi i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, se “Albin Kurti do ta sjellë Serbinë në Kosovë” është bërë realitet.
“Vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian për të njohur pasaportat ilegale të Serbisë për serbët e Kosovës, ku Kosova figuron si pjesë e Serbisë, tani është një fakt i pakontestueshëm”, ka deklaruar ajo.
Ajo akuzoi qeverinë e Kosovës për politika anti-kombëtare dhe mungesë të plotë kompetence, duke lejuar kështu, siç e quajti ajo vetë, “ndërhyrje në sovranitetin e shtetit”.
Musliu-Shoshi shtoi se qeveria aktuale duhet të ndalet me çdo kusht, pasi dëmet që po shkakton janë çdo ditë e më të pariparueshme. /Insajderi.org/