Musliu-Shoshi pas anulimit të takimit të përbashkët mes dy qeverive: Ky është çmimi i politikave të pamatura të Kurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu-Shoshi pas anulimit të takimit të përbashkët mes dy qeverive: Ky është çmimi i politikave të pamatura të Kurtit

    Insajderi
    14 June 2023 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, në rrjetin e saj në Facebook ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për anulimin e takimit të përbashkët mes dy qeverive, i cili ishte paraparë të zhvillohet sot në Gjakovë.

    Musliu-Shoshi ka thënë se ky vendim i Ramës duhet të shërbejë si këmbanë për të gjithë për situatën në të cilën e ka sjellë Kosovën Albin Kurti dhe qeveria e tij.

    “Kosova asnjëherë më parë nuk ka qenë kaq e izoluar më parë. Ky është çmimi i politikave populiste, të pamatura e të pakoordinuara të Albin Kurtit”, ka shkruar ajo.

    “Përderisa vazhdimisht kemi bërë thirrje për ndryshim kursi të qeverisë në politikën e jashtme, këto thirrje vazhdimisht janë injoruar. Kemi paralajmëruar izolimin ndërkombëtar të vendit, dhe ky izolim tashmë ka filluar”, është shprehur ajo ajo.

    Tutje, Musliu-Shoshi tha se kjo duhet t’i shërbejë Kurtit për të bërë një reflektim të thellë.

    “Ose duhet ta ndërrojë kursin për 180°, ose duhet ta ofrojë dorëheqjen menjëherë, se Kosova nuk ia ka borxh këto aventura të tij. E kuptoj që Albin Kurti mendon se është qendra e universit dhe gjithçka sillet rreth tij, por nuk duhet të harrojë se është e pamundur që të gjithë – ama bash të gjithë – të jenë gabim, e ai mirë”, shkroi deputetja e PDK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark