Musliu-Shoshi reagon për RTK’në: Krejt dhe Drejt e fundosët të ardhmen – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu-Shoshi reagon për RTK’në: Krejt dhe Drejt e fundosët të ardhmen

    Insajderi
    23 July 2024 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se Qeveria Kurti, nën moton e saj “Krejt dhe Drejt”, ka fundosur të ardhmen.

    Reagimi i saj në ‘Facebook’ vjen pas edicionit të lajmeve të RTK-së, ku, duke u cituar një medium boshnjak, u pretendua se dy portale kosovare financoheshin nga Serbia, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Kapja e RTK-së nga kjo qeveri ishte mjeti kryesor për të shantazhuar të gjithë ata që e flasin dhe shkruajnë të vërtetën. Mbrëmë nga po ky medium u tentua të linçohen gazetarë e mediume që fuqishëm dëshmojnë çdo ditë të vërtetën” deklaroi Musliu-Shoshi.

    “Por, kot e kanë, dielli me shoshë nuk mbulohet. Nuk do të ndalemi duke dëshmuar çdo ditë shkatërrimin e degradimi që po ia bëni vendit çdo ditë”, tha ndër të tjera deputetja. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark