×
  • Lajme
  • Lajme

    Musmurati: Bafti Jakupi ishte “i besuari” i UBD-së për ta shkatërruar irridentën shqiptare

    Insajderi
    06 August 2024 - 21:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish i burgosuri politik Basri Musmurati ndau përvojën e tij pas arrestimit dhe marrjes në pyetje nga bashkëpunëtorët shqiptarë të Drejtorisë/Agjencisë së Sigurimit Shtetërorë, e njohur si UDB.

    Musmurati tregoi se pas dhjetë ditësh nën mbikëqyrjen e autoriteteve, u dërgua fillimisht në burgun e Gjilanit dhe më pas në atë të Prishtinës.

    Në Burgun e Gjilanit, Musmurati përjetoi tortura, të cilat ai i përshkroi si të dhunshme.

    “Në Gjilan vetëm një torturë e kam pas para se më përcillnin për Prishtinë. Ai i pari që më ka torturuar atje ka qenë një Tefik Mehmeti i Vitisë që ka punuar në Sigurim në atë kohë. Nuk mundem me thanë që ajo ka qenë një torturë shumë e rëndë”, ka thënë Musmurati në ‘Debat Plus’ të RTV Dukagjinit.

    Gjërat u përkeqësuan në Prishtinë, ku torturat ishin të vazhdueshme e më të dhunshme sesa në Gjilan. Musmurati përshkroi se si hetimet filluan menjëherë pas mbërritjes së tij dhe se ai nuk kishte paqe as ditën e as natën.

    “Aty nuk ma kanë ndalur drunin as ditë, as natë. Më merrnin në mëngjes në orën 9 e gjysmë më kthenin diku në orën një e gjysë pas dreke… në ora 9 ka qenë fjetja në burg, taman bija me fjet përsëri në 9 e gjysmë më merrnin e më dërgonin në sigurim dhe atje torturat s’jonë nal kurrë asnjëherë”, ka shtuar ish i burgosuri politik.

    Musmurati tregoi se Bafti Jakupi ishte konsideruar si një prej njerëzve më të besuar të sigurimit serbo-jugosllav, i njohur si UDB, që pretendonte shkatërrimin e “irridentës shqiptare.”

    Musmurati kujtoi komunikimet e Jakupit me sigurimin serb përmes radiolidhjes, ku ai referohej si “Bafti Jakupoviç” dhe përmendte planin për të shkatërruar lëvizjen shqiptare.

    “Qohej prej karrigës e lëvizte, a shefe, si je, unë jam këtu, këtu e kam atë profesorin për të cilin të kam folë dhe na duhet edhe pak kohë me shkatrru irridentën shqiptare”, përshkroi Musmurati bisedat e Jakupit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark