Mustafa: Avancimi i shtetësisë në proceset e rëndësishme ndërkombëtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Avancimi i shtetësisë në proceset e rëndësishme ndërkombëtare

    Insajderi
    18 July 2016 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ekspertin amerikan të çështjeve politike në Ballkan, Daniel Serwer.

    Gjatë takimit u bisedua për proceset aktuale në Kosovë dhe për zhvillimet në rajon dhe më gjerë.

    Kryeministri Isa Mustafa e ka njoftuar për të arriturat e deritashme, sidomos në zhvillimin ekonomik, integrimet evropiane si dhe në fuqizimin e shtetit ligjor.

    Kryeministri Mustafa shprehu fokusimin e plotë të Qeverisë në avancimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar, duke adresuar po ashtu proceset e rëndësishme shtetërore që lidhen me sovranitetin, lëvizjen e lirë të qytetarëve në vendet e BE-së, transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur, e të tjera.

    Daniel Serwer vlerësoi lart progresin në Kosovë duke përgëzuar kryeministrin Mustafa për menaxhimin e suksesshëm të çështjeve të rëndësishme shtetërore që janë zhvilluar në Kosovë, deri më tani.

    Serwer, po ashtu, theksoi rëndësinë e adresimit të temave të mbetura dhe avancimin e proceseve integruese dhe zhvillimore të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark