Mustafa: Deklarata e 2 Korrikut i parapriu pavarësimit dhe çlirimit të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Deklarata e 2 Korrikut i parapriu pavarësimit dhe çlirimit të Kosovës

    Insajderi
    02 July 2016 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, Deklaratën e 2 Korrikut e ka quajtur si ‘akt me vlera të veçanta historike’.

    Mustafa në një postim në llogarinë e tij në facebook, ka thënë se “më 2 korrik të vitit 1990, deputetët e Kuvendit të Kosovës shpallën Deklaratën Kushtetuese, të njohur si Deklarata e 2 Korrikut”.

    “Është ky një akt me vlera të veçanta historike, i shpallur në rrethana dhe kohë tepër të vështira, nga njerëz të vendosur dhe të përkushtuar për vendin e tyre”, ka shkruar kryeministri Mustafa.

    “Deklarata e 2 Korrikut i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut dhe proceseve të pavarësimit dhe çlirimit të Kosovës”, ka shtuar ai. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark