Mustafa: Demarkacioni nuk është çështje e vdekur – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Demarkacioni nuk është çështje e vdekur

    Insajderi
    23 November 2016 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri  i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se marrëveshja e demarkacionit kufitar me Malin e Zi duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës sepse sipas tij, nuk ka shtet pa kufij të përcaktuar.

    Kuvendi kishte dështuar të miratojë marrëveshjen e demarkacionin në tentimin e parë para disa muajve, por Mustafa thotë se demarkacioni nuk është çështje e vdekur.

    “Është në interes të Republikës së Kosovës që ne të përcaktojmë kufijtë. Demarkacioni nuk është çështje e vdekur ashtu siç lexova sot sepse shteti i Kosovës është shtet që gjallëron dhe kufijtë janë kufij që duhet të ekzistojnë sepse nuk ka shtet pa kufij prandaj këtë do të bëjmë me çdo kusht, do ta bëjmë me bindje të plotë të deputetëve se ata duhet të punojnë për shtetin e tyre jo për interesa individuale”, tha Mustafa.

    Këto komente Mustafa i ka bërë gjatë ceremonisë së vënies së gurthemelit për të objektit për Institutin e Administratës Publike./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark