Mustafa dëshiron fuqizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Izraelit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa dëshiron fuqizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Izraelit

    Insajderi
    15 March 2016 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri, Isa Mustafa të martën kur priti në takim një delegacion nga Izraeli, i udhëhequr nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm, drejtues i Divizionit për Euroazi dhe Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, Zvi Rav-ner, njofton zyra e Qeverisë së Kosovës përmes një komunikate.

    Mustafa i njoftoi diplomatët izraelitë për progresin në Kosovë, duke theksuar fokusimin e Qeverisë së Kosovës në realizimin e prioriteteve të saj.

    “Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve ndërmjet Kosovës e Izraelit”, thuhet në komunikatë, raporton Insajderi.

    Duke i falënderuar për përkrahjen që Izraeli ka dhënë për Kosovën, Mustafa, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve ndërmjet Kosovës e Izraelit.

    Zëvendësdrejtori i përgjithshëm, njëherësh drejtues i Divizionit për Euroazi dhe Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, Zvi Rav-ner vlerësoi progresin e arritur në Kosovë.

    Ai, po ashtu, shprehu vullnetin e Izraelit për fuqizimin e bashkëpunimit, me theks të posaçëm në fushën e ekonomisë, kulturës dhe fusha të tjera të jetës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark