Kryetari i LDK-së në Zvicër: Mustafa dëshiron t'i shkatërrojë degët në diasporë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i LDK-së në Zvicër: Mustafa dëshiron t’i shkatërrojë degët në diasporë

    Insajderi
    25 May 2016 - 22:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i degës së LDK-së në Zvicërr, Shefqet Dibrani ka thënë se kreu aktual i kësaj partie Isa Mustafa po dëshiron që t’i shkatërroj degët e LDK-së në diasporë.

    “Isa Mustafa dëshiron t’i shkatërroj degët e diasporës për shkak të dëshmive që i kanë këto degë për keqperdorimin marramendës të 3 përqindëshit nga Isa Mustafa dhe ‘klika’ e tij”, ka thënë Dibrani, i ftuar në televizionin Rrokum.

    Ai tha se është ende kryetar dege i LDK-së në Zvicër, përkundër insistimit të LDK-së se Dibrani dhe Donika Gërvalla nuk janë më kryetar degësh të kësaj partie në diasporë.

    “Legjitimitetin tim ma ka dhënë Kuvendi që u mbajt me 8 Maj. Kemi qenë gjithsej 4 kandidatë dhe kemi votuar nën vezhgimin e kamerave, askush nuk mundet me ma marrë këtë legjitimitet”, deklaroi ai.

    Sipas tij, edhe pse në Kosovë Isa Mustafa i ka shndërruar njerezit në LDK si vegla te tij, ne Zvicër nuk do të mundet. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    23 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark