Mustafa dhe Nuland kanë folur për riformatimin e qeverisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa dhe Nuland kanë folur për riformatimin e qeverisë

    Insajderi
    14 July 2016 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se takimi me ndihmës sekretaren e shtetit, Victoria Nuland ishte shumë përmbajtësor dhe me porosi të qarta për luftimin e korrupsionit, por edhe reformatizimin e Qeverisë.

    Mustafa ka thënë se temat e adresuara ishin: forcimi i shtetit ligjor, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, reformatizimi i Qeverisë, zgjidhja e problemit me demarkacionin dhe ajo   me pagesat e veteranëve, transmeton Indeksonline.

    Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të Mustafës në Facebook:

    Takimi me ndihmës sekretaren e shtetit, znj Victoria Nuland ishte shumë përmbajtjesor por edhe me porosi të qarta. U adresuan shumë çështje, ndër të cilat:

    – Nevoja e forcimit të shtetit ligjor, lufta kundër krimit dhe korrupsionit;

    – Reformatizimi i Qeverisë;

    – Implementimi i marrëveshjeve nga dialogu me Serbinë dhe vazhdimi i dialogut;

    – Zgjidhja e problemit të kufirit me fqinjët, në këtë rast me Malin e Zi, si element shumë i rëndësishëm i sovranitetit shtetëror që ndërlidhet edhe me përkrahjen për transformimin e FSK-së në FAK, duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me dy vende, njëri prej të cilëve është anëtar i NATO-s, kurse tjetri pretendon të bëhet anëtar. (Kjo nuk mund të kuptohet se pas demarkacionit do të bëhet transformimi, por se transformimi nga pala amerikane u vu në korrelacion edhe me demarkacionin e kufirit);

    – Zgjidhja e problemit të pagesave për veteranë, nga se pagesa për ata që nuk kanë merita cilësohet si korrupsion dhe keqpërdorim i parasë publike. U tha qartë se në qoftë se Kosova nuk e adreson dhe nuk e zgjidh këtë çështje me kohë (është fjala para aprovimit të buxhetit për vitin 2017) rrezikon të dal nga Programi i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Prandaj, nëse rrezikohet programi i FMN-së, Kosova do të humbë edhe programin e Korporatës së Sfidave të Mileniumit (MCC), që llogaritet se sillet nga 200 milionë deri në 400 milionë dollar amerikan.
    Duke e konsideruar tepër të rëndësishme partneritetin me SHBA, Qeveria do të punoj me përkushtim në këto çështje. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark