Mustafa: Qeveria nuk merr përgjegjësi për 30 milionët e fituara nga Z-Mobile – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Qeveria nuk merr përgjegjësi për 30 milionët e fituara nga Z-Mobile

    Insajderi
    19 April 2017 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se është shumë keq që Kosova rrezikon të humbë rreth 30 milionë euro nga kontrata që është nënshkruar mes Telekomit dhe kompanisë Z-Mobile.

    Ai ka thënë se këto para rrezikohet të humbin për shkak të pakujdesisë dhe papërgjegjësisë së dikujt me nënshkrimin e kësaj kontrate.

    Kryeministri ka shprehë habinë e tij se pse nuk ka asnjë reagim publik për rrezikimin e humbjes së këtyre 30 milionë euro, por këtë çështje po e ngrenë vetëm disa deputetë të Kuvendit.

    Mustafa ka thënë se Qeveria nuk do të marrë asnjë përgjegjësi për këto mjete, por këtë do ta marrë vetë kompania Telekom, e cila sipas tij, është e pavarur.

    “Qeveria nuk do ta marrë asnjë barrë të kësaj, por kompania (Telekomi i Kosovës) është kompani e  pavarur dhe do ta marrë përgjegjësi”, ka thënë kryeministri.

    Madje, kryeministri hedh dyshime se dikush po përfiton me kontratën mes Telekomit dhe kompanisë Z-Mobile.

    “Dikush do të përfitojë këtu prej këtyre 30 milionë eurove, dhe unë nuk e di se kush do të përfitojë”, ka thënë kryeministri duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

    “Sa ka qenë e arsyeshme që një kontratë e tillë është themeluar asokohe, kjo duhet të shihet”, ka shtuar ai.

    Ai ka shtuar se rasti është duke u trajtuar në gjykatat vendore dhe se nuk dëshiron të flasë për epilogun e rastit.

    Megjithatë, ai ka thënë se do të kërkohet përgjegjësi nga menaxhmenti dhe drejtuesit që e kanë nënshkruar këtë kontratë.

    Kreu i Qeverisë ka folur edhe për rastet tjera me të cilat Qeveria është në kontest, siç është humbja e rastit të pasaportave, dhe kontesti me kompaninë Axos.

    “Dikush duhet të përgjigjet pse ne po humbim para”, ka thënë kryeministri./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark