
Sipas kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryeministrit Isa Mustafa, “logjika e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së sot ishte se më të sakta janë hartat që i ka Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kufijtë e vendeve të Ballkanit”.
“Pra ata që intervenuan ushtarakisht në Kosovë , sesa hartat e do ekspertëve tanë, (që as megjat e tokave të veta nuk i kanë vënë e lere më të kenë përcaktuar një kufi shtetëror- vërejtja ime) e që po e kundërshtojnë demarkacionin me Malin e Zi”, ka shkruar Mustafa.
Sipas tij, Departamenti i Shtetit “kishte konstatuar se kufijtë e vënë nga Komisioni Shtetëror i Kosovës, janë në vijat ku SHBA ka pranuar pavarësinë e Kosovës andaj LDK ka besim të plotë në konstatimet e SHBA-ve dhe të vendeve të BE-së”.