Mustafa: Me EULEX-in forcojmë luftën kundër korrupsionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Me EULEX-in forcojmë luftën kundër korrupsionit

    Insajderi
    17 June 2016 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kërkuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta votojnë zgjatjen e mandatit të EULEX-it edhe për dy vite të tjera me arsyetimin se me EULEX-in në Kosovë qytetarët do të ndjehen më të sigurt dhe të lirë.

    Sipas tij, votimi për zgjatjen e mandatit të EULEX-it nënkupton thellimin e bashkëpunimit “për të forcuar sistemin e drejtësisë, për të forcuar shtetin ligjor dhe për të forcuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”

    “Unë në emër të qeverisë ftoj Kuvendin që të përkrah këto dy ligje. Shprehi po ashtu edhe qëndrimin e LDK-së për përkrahjen e qëndrimi të mëtutjeshëm të EULEX-it”, ka thënë Mustafa.

    Dy projektligjet që mundësojnë zgjatjen e mandatit të EULEX-it deri në vitin 2018 pritet të votohen në seancën që po mbahet aktualisht. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark