Mustafa: EULEX-i do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: EULEX-i do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë

    Insajderi
    19 May 2016 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ende nuk është qartësuar në tërësi e ardhmja e misionit të EULEX-it në Kosovës dhe se për këtë çështje do të bisedohet edhe në Bruksel.

    Mustafa ka deklaruar se megjithatë disa përparime janë arritur dhe se përkundër vazhdimit të këtij misioni europian në Kosovë, institucionet e vendit do të marrin shumë kompetenca dhe hapësirë në sektorët ku bashkëveprojnë me EULEX-in.

    “Jemi duke biseduar akoma dhe kemi arritur mjaft përparime, kanë mbetur edhe disa çështje që duhet flasim e të diskutojmë me Brukselin”, ka thënë Mustafa, njofton Klan Kosova.

    “EULEX-i do të vazhdojë në disa fusha edhe më tutje por gjithmonë duke iu dhënë hapësirë për vendime organeve të vendit”.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark