Kryetari i Partive Evropiane: Kosova është mjedis Evrope - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Partive Evropiane: Kosova është mjedis Evrope

    Insajderi
    30 April 2016 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka falënderuar kryetarin e Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul, “për përkrahjen e vazhdueshme të tij dhe të EPP-së për integrimet evropiane të Kosovës e veçmas për procesin e liberalizimit të vizave”.

    Ai ka takuar kryetarin Daul gjatë kësaj jave në Bruksel.

    “I thash se me këtë po e fuqizoni edhe më shumë orientimin proevropian dhe përkatësinë evropiane të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Mustafa.

    Kryeministri ka dhëne edhe disa detaje nga takimi.  “Ai, derisa unë flisja, u ngrit nxori një hartë nga sirtari e vuri para nesh dhe më tha, shihe Kosova është mjedis Evrope, por problemi ynë është që ne të kujdesemi bashkërisht për Evropën. E kuptova se dëshironte të shtonte se ka nevojë të ketë edhe sa më shumë Evropë në Kosovë, sikurse edhe Kosovë në Evropë”, ka treguar ai./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark