Mustafa flet për Famijen Jashari, Prilluzhën, asociacionin dhe demarkacionin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa flet për Famijen Jashari, Prilluzhën, asociacionin dhe demarkacionin

    Insajderi
    05 March 2016 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Isa Mustafa ka mohuar se do të krijohet komuna e re e Prilluzhës. Në një postim në Facebook, Mustafa ka thënë se askush nuk është duke biseduar dhe në asnjë procedurë nuk është themelimi i Komunës së Prilluzhës “siç po trumbetohet në disa media nga disa individë.

    Ka folur edhe për familjen Jashari, demarkacionin me Malin e Zi dhe Acociacionin e Komunave me shumicë serbe.

    “Sot është një ditë e përkujtimit të heroizmit të familjes Jasharaj. Ditë që dëshmon sakrificën e shumë njerëzve dhe gjeneratave për liri”, ka thënë Mustafa.

    “Po e shfrytëzoj edhe këtë ditë të madhe tu garantoj se ajo çfarë po thuhet dhe po shkruhet për kinse themelimin e Komunës së Prilluzhës, është një sajesë e radhës për të destabilizuar vendin. Askush nuk është duke biseduar dhe në asnjë procedurë nuk është themelimi i Komunës së Prilluzhës, siç po trumbetohet në disa media dhe nga disa individ”, ka insistuar ai.

    Mustafa ka shteti ka nevojë të dnërtohet dhe zhvillohet, e jo që çdo ditë të sajohet nga një rast i ri për të shqetësuar qytetarët dhe për ta destabilizuar vendin.

    Mustafa ka premtuar se do të sqarohet pikë për pikë kufiri me Malin e Zi.

    Sqarimi sipas tij do të të bëhet në mënyrë profesionale dhe në harmoni me vijën kufitare që më 31 dhjetor të vitit 1988 e ka pasur Kosova, atëherë si krahinë, me Malin e Zi, si republikë.

    “Nëse del se është bërë gabim, do të kërkohet përgjegjësi. Por nëse vërtetohet se çdo gjë është e saktë dhe se kufiri është aty ku ka qenë, atëherë duhet të përgjigjen ata që e than të pavërtetën. I garantoj qytetarët tanë se asnjë metër e territorit të Kosovës nuk do t’i epet Malit të Zi dhe as që ka interesim të Malit të Zi të merr tokë nga Kosova”, ka thënë ai.

    Për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, kryeministri ka thënë se do të veprohet ashtu siç Gjykata Kushtetuese e ka interpretuar marrëveshjen.

    “Ftoj të gjithë akterët politik të pushojmë të sajojmë raste për të destabilizuar vendin. Koha është të mendojmë mbarë dhe të ndihmojmë që ky vend të merr drejtimin e duhur. Vetëm kështu i respektojmë ata që u flijuan për Kosovën”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark