Mustafa flet për kthesë historike, Osmani për mungesë lirie - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa flet për kthesë historike, Osmani për mungesë lirie

    Insajderi
    28 May 2016 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përderisa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka filluar fjalimin e tij në Kuvendin e Punës së partisë, duke thënë se vendi nën qeverisjen e tij si kryeministër po hyn në një kthesë historike, jashtë sallës numri dy për nga votat në parti, ka folur për mungesë lirie në parti.

    “Me qeverisjen e LDK Kosova po bën kthesë historike”, ka thënë Mustafa në fjalimin e tij.

    Por për Vjosa Osmanin, ndalimi i Donika Gërvalles dhe Shefqet Dibranit, për të marrë pjesë në Kuvendin e Punës, ky trajtim i familjeve dhe i përfaqësuesve legjitim të degëve të diasporës është krim në vetvete, pasi nuk ka arsye që organet e LDK-së të frikësohen nga fjala e lirë, raporton KP.

    “Sot ka ndryshime statutare dhe ne luftën duhet ta vazhdojmë edhe brenda. I kemi propozimet tona. Nëse i kanë ftuar afër 400 persona, nuk do të duhej të frikësoheshin edhe për dy zëra”, ka thënë ajo. /Insajderi.com.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark