Kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se do të ketë ndryshime në kabinetin qeverisës.
Këto ndryshime, Mustafa ka thënë se do të ndodhin jo për shkak të mospunës se ndonjë ministrin, por për shkak të zgjedhjes së Hashim Thaçit, president.
“Meqenëse ka interesim të opinionit se a do të ketë ndryshime në qeveri, dua të sqaroj se vlerësimi i performansës së ministrive, anëtarëve të Qeverisë, ministrave por edhe të zëvendësministrave bëhet në vazhdimësi. Varësisht nga kjo me partnerin e koalicionit do të vendosim për ndryshime”, ka thënë Mustafa.
Sipas tij, puna e mirë përshkruhet në raportin e punës së Qeverisë për vitin 2015, në të cilin janë detajizuar përmbushjet e objektivave në të gjitha fushat, që shërben për të vlerësuar punën në përgjithësi, por edhe veç e veç për dikastere të caktuara.
“Rezultatet e Qeverisë janë evidente, mirëpo gjithherë ka hapësirë për përmirësime”, ka thënë Mustafa.
“Krahas kësaj, do të bëhen edhe plotësimet e nevojshme , si rrjedhojë e zgjedhjes së z. Hashim Thaçi President i Republikës së Kosovës, nga pozita e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme”, ka shkruar ai.
Kryeministri ka thëënë se prioritetet qeveritare, është mbarëvajtja e punës së Kuvendit, por edhe Ligji për Qeverinë, çështje të cilat ka thënë se i trajton rregullisht me Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli./Insajderi.com