
Kryeministri Isa Mustafa ka bërë thirrje partive opozitare që të kthehen në Kuvendin e Kosovës.
Këtë ftesë kryeministri e ka bërë nga mbledhja e Qeverisë së Kosovës.
Për pak çaste pritet fillimi i seancës së rregullt të kuvendit, ku nuk pritet pjesëmarrja e së paku dy partive opozitare – Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.
Këto parti argumentojnë se Kuvendi i Kosovës ka humbur legjitimiteti andaj do të braktisin seancat.
Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, por nënkryetari i këësaj partie, Driton Çaushi, ka thënë se do të qëndrojnë në seanca për të parandaluar votimin e “gjërave të këqija”./Insajderi.com