Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ftuar qytetarët e vendit që t’i bashkohen një iniciative që ka filluar sot për pastrimin e mbeturinave.
“Duke mbajtur ambientin tonë të pastër, krijojmë kushte për jetë më të mirë për fëmijët tanë, rrisim kualitetin e jetës së njerëzve dhe krijojmë një imazh të mirë për vendin. Të kujdesemi së bashku për Kosovën tonë të bukur”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Një aksion i madh I pastrimit ka filluar sot në orën 10 në 30 komuna të Kosovës. Aksioni është organizuar nga iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën”.
Një aksion i tillë tashmë është bërë tradicional./Insajderi.com