Mustafa: Haradinaj nuk do të ekstradohet në Serbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Haradinaj nuk do të ekstradohet në Serbi

    Insajderi
    18 January 2017 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruara se kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili po qëndron ende në Francës duke u mbrojtur në liri, nuk do të ekstradohet në Serbi.

    “Të gjitha institucionet kanë bashkërenduar, janë koordinuar me presidentin, kryetarin e Kuvendit, ministritë, përgëzoj edhe organet e sigurisë për punën profesionale”, tha Mustafa.

    Mustafa që këto komente i ka bërë në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ku u ka bërë thirrje partive opozitare, shoqërisë civile dhe të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë në avancimin e demokracisë së vendit, ashtu si edhe në ndërtimin e stabilitetit të vendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark