
Deputeti i LDK-së Besian Mustafa ka bërë një ndërlidhje rreth vendimin për ndryshimin e masave për mallra serbe në pikën e Merdares duke ironizuar se si erdhi deri tek vendimi për rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë.
Mustafa ka ironizuar duke improvizuar një dialog imagjinar ndërmjet Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe kryeministrit Kurti, me anë të së cilit thotë se vendimi për rritjen e pensioneve është veç një tentativë për të mjegulluar mendjen e qytetarëve.
Statusi i plotë i Mustafës:
Sveçla “shef u dorëzova, ua qela kufinin mallrave të Serbisë!”
Albini “Hekuran, gjuje do mjegull qaty, rriti pensionet, ja shtesat për fmi, ja… bon diçka, bone mjegull qy!!!”