Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar pasi ministrja Rozeta hajdari u dënua për mosdeklarim të pasurisë për vitin 2020 brenda afatit ligjor.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Mustafa pyeti se pse ministrja Hajdari nuk jep dorëheqje pas dënimit nga gjykata.
“Ministrja e shkelë ligjin, shpallet fajtore nga gjykata, dënohet veç 700 euro dhe as mendja nuk i shkon për dorëheqje. Qysh ke ajo “me hajna nuk ka shtet”?” – shkroi Mustafa.
Ndryshe, gykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykimin dënues ndaj Rozeta Hajdarit, ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, duke e dënuar me 700 euro gjobë, lidhur me akuzën për mosdeklarim të pasurisë brenda afatit ligjor.