Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa duke ju uruar mirëseardhje bashkë atdhetarëve që jetojnë jashtë Kosovës, përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga ta që të regjistrohen në kuadër të projektit “Ti je pjesë e Atdheut”.
Regjistrimi sipas Mustafës ka një vlerë të jashtëzakonshme për Kosovën.
“Kosova tashmë ofron mundësi të mëdha që diaspora të jetë e përfshirë në të gjitha aspektet në jetën politike, ekonomike, sociale, kulturore e akademike”, shkruan Mustafa.
Kryeministri gjithashtu ka siguruar diasporën se gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, institucionet lokale dhe qendrore “do të kenë kujdes të posaçëm që të jenë në shërbimin tuaj për t’ju ofruar shërbimet e nevojshme”. /Insajderi.com