Rruga e Republikës së Kosovës, por edhe e shteteve tjera të Ballkanit drejt Bashkimit Evropian po bëhet edhe më e qartë – s’ka integrim pa plotësim të kritereve.
Të paktën kështu ba bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në llogarinë e tij në facebook, pas takimeve që ka pasur në Samitin e Lidërve në Paris të Francës.
“Gjatë dy ditëve të fundit qëndrova në Paris, në Samitin e Liderëve. Pas takimeve të Berlinit dhe Vjenës, në Samitin e Parisit, u nxorën disa konkluzione shumë të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin. Kosova përfituese e drejtpërdrejtë nga përkrahja në kuadër të këtij samiti. Presidenti Hollande, Kancelarja Merkel, zonja Mogherini e të gjithë liderët evropianë theksuan se për Kosovën dhe rajonin dyert e BE-së janë të hapura, pas plotësimit të kritereve”, ka shkruan kryeministri Mustafa në facebook.
Mustafa ka bërë të ditur gjithashtu se në Paris është nënshkruar marrëveshja, sipas të cilës shteti i Francës do të jepë 66 milionë euro kredi për trajtimin e ujërave të zeza në rajonin e Prishtinës, të cilët Mustafa e ka quajtur si tejet të volitshme./Insajderi.com