Mustafa: Jakup, vetë i nënshkrove ligjet që përcaktojnë kufijtë e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Jakup, vetë i nënshkrove ligjet që përcaktojnë kufijtë e Kosovës

    Insajderi
    14 July 2016 - 12:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i është përgjigjur kryetari të Këshillit kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, i cili ka thënë se për veprimet e kryeministrit do të duhej të reagonte Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.

    Mustafa duke iu përgjigjur Krasniqit rreth çështjes së demarkacionit, i ka kërkuar atij që të tregojë nëse e ka nënshkruar ligjin që i përcakton kufijtë administrativ të komuave.

    “Në qoftë se Z Jakup Krasniqi, si Kryetar i Kuvendit të Kosovës, e ka nënshkruar pa vetëdije Ligjin Nr. 04/L-086 për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, më dt 13.12.2012, Ligjin Nr.93/L-041 për Kufijtë Administrativ të Komunave, dt 20 shkurt 2008 dhe Vendimin për miratimin e Planit Hapësinor të Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2020, Nr 04-V-82, dt 16 qershor 2011 sepse të gjitha këto akte ligjore janë në kufijtë që i ka përcaktuar Komisioni shtetror në vitin 2015, të tregoj; Ose atëhere e ke pasur keq ose tani. Nëse ju keni vendosur atëherë gabimisht, tregoni, nuk është turp të pranohet gabimi”, ka shkruar kryeministri Mustafa në facebook.

    Krasniqi, ndër tjera në opinionin e tij kishte thënë se kushtëzimet për demarkacionin me Malin e Zi, të “zbuluara” njëri pas tjetrit nga kryeministri Isa Mustafa, e të ndihmuar edhe nga ministrat e kabinetit të tij, e ka shtyrë të pyes me ‘kë dreqin’ janë, kryeministri i Kosovës dhe ministrat e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark