Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka bërë të ditur se është ngritur padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës për anulimin e vendimit të gjykatës së Arbitrazhit, për gjobën e 30 milion eurove për PTK-në në kontestin me ‘Z-Mobile’.
Këtë ai e bëri të ditur gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës.
Mustafa tha se është iniciuar edhe një hetim në Prokurorinë Speciale, i cili lidhet me rastin dhe për dyshimet për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.