Mustafa: Kosova është gati për anëtarësim në FIFA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Kosova është gati për anëtarësim në FIFA

    Insajderi
    13 April 2016 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë takimit me Senesh Erzik, kryetar i Asociacioneve të FIFA-s, Peter Gilleron, kryetar i FF-së së Zvicrës, që përfaqësojnë FIFA-n, si dhe Thierry Favre dhe Nicolas Luca përfaqësueses të UEFA-s, Mustafa theksoi rëndësinë e madhe që ka për Kosovën anëtarësimi në institucionin më të lartë të futbollit.

    Sipas njoftimit, Mustafa foli për progresin dhe për përkushtimin e vazhdueshëm të FFK-së dhe institucioneve tjera për ngritjen e infrastrukturës dhe aspekteve tjera që lidhen me krijimin e kushteve për zhvillimin e futbollit kosovar.

    “Federata e Futbollit të Kosovës dhe institucionet tjera kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe ne me të drejtë presim që Kosova të anëtarësohet në UEFA dhe në FIFA”, tha kryeministri Mustafa.

    Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala, dhe kryetari i Federatë së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

    Delegacioni i FIFA-s do të qëndrojë në Kosovë deri të enjten, kur do ta përfundojnë vizitën e tyre. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark