Mustafa: Terrorizmi është kërcënim serioz për të gjithë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Terrorizmi është kërcënim serioz për të gjithë

    Insajderi
    13 March 2016 - 22:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka ngushëlluar homologun e tij turk, Ahmet Davutoglu, për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Ankara, përmes një telegrami të dërguar duke theksuar se “terrorizmi është kërcënim serioz për të gjithë”.

    Ai ka shprehur solidaritetin e Qeverisë, dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, me popullin turk dhe familjet e viktimave të sulmit. Duke vlerësuar se terrorizmi tashmë është kërcënim serioz për të gjitha vendet, Mustafa ka shprehur përkushtimin e plotë të Kosovës në luftën e përbashkët kundër radikalizmit dhe terrorizmit.

    Përmes një njoftimi për media, zyra për komunikim me publikun, njofton për telegramin e ngushëllimit që Mustafa i ka dërguar kryeministrit turk Ahmet Davutoglu.

    “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i ka dërguar një telegram kryeministrit të Turqisë, Ahmet Davutoglu, duke i shprehur ngushëllime pas sulmit terrorist në Ankara, i cili la të vdekur dhjetëra njerëz të pafajshëm dhe dhjetëra të tjerë u plagosën”, shkruan në njoftim.

    Kryeministri Isa Mustafa, shprehu pikëllimin e thellë dhe solidaritetin e qytetarëve e të Qeverisë së Kosovës me popullin turk dhe me familjarët e viktimave e të plagosurve, në këtë akt të rëndë terrorist.

    Në telegram, kryeministri Isa Mustafa thekson se terrorizmi tashmë është kërcënim serioz për të gjitha vendet, duke shprehur përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës në luftën e përbashkët globale të botës demokratike, të udhëhequra nga SHBA- të, kundër të gjitha formave të radikalizmit të dhunshëm dhe terrorizimit”, thuhet një njoftimin e zyrës për komunikim me publikun.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark