Mustafa: Kauza për kundërshtimin e demarkacionit është e paqëndrueshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Kauza për kundërshtimin e demarkacionit është e paqëndrueshme

    Insajderi
    06 August 2016 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i tha Radios Evropa e Lirë, se pret që marrëveshja për demarkacion të votohet nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe ata të opozitës meqë, siç tha, kauza për “kundërshtim është vërtetuar e paqëndrueshme”.

    Mustafa tha se është në përgjegjësinë e deputetëve që të vendosin, por vlerësoi se nuk ka asnjë “arsye që deputetët të mos e përkrahin Marrëveshjen, duke mundësuar forcimin e sovranitetit të vendit dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në BE”.

    Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryeministri Mustafa përjashtoi mundësinë e futjes së Kosovës në një cikël dhune politike, megjithëse e cilësoi sulmin mbi Kuvendin e Kosovës si “atak shumë të rëndë dhe kundër pavarësisë së vendit”.

    Kryeministri Mustafa e cilësoi “të papërgjegjshme Serbinë në raport me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel” dhe tha se dialogu ndërmjet dy vendeve duhet të rifillojë me format dhe koncept tjetërdhe se ai duhet të profilizohet dhe të përcaktohet një afat kohor kur duhet të përmbyllet. /REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark