Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë mbledhjes së Qeverisë ka bërë thirrje që automjetet zyrtare të mos shfrytëzohen për pushime në Durrës.
Mustafa tha se do t`i kthehen zotimit të vitit të kaluar për kursime më të mëdha nëpër ministri dhe agjencione.
“Me të drejtë portalet po i jepin informatat, për shfrytëzimin e veturave nëpër Durrës e për nevoja personale, kjo është e pa kuptimt”.
“Gjërat e tilla unë mendoj se duhet të luftohen shumë ashpër duke marrë masa , spse kemi të bëjëm me shpenzimin e parasë publike”, deklaroi Mustafa gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, në të cilën është miratuar raporti gjashtëmujor i buxhetit të Kosovës për vitin 2016. /Insajderi.com