Mustafa: Këtë javë diskutohet në Kuvend raporti i Komisionit për Demarkacion - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Këtë javë diskutohet në Kuvend raporti i Komisionit për Demarkacion

    Insajderi
    01 March 2017 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, pritet të procedohet për në Kuvend për ratifikim gjatë këtyre ditëve, ka bërë të ditur kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa, pas mbledhjes së Qeverisë.

    “Këtë javë do të jetë raporti i Komisionit për Demarkacion”, tha Mustafa.

    Ai ka theksuar se është shansi i fundit që kjo Marrëveshje të përfundojë dhe t’i hapë rrugë vendit për heqjen e vizave.

    Marrëveshjen aktuale me Malin e Zi po vazhdon ta kundërshtojë opozita e cila nuk ka pranuar as rezultatin e Komisionit Shtetëror për Matjen e Territorit.

    Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi është vënë si kusht i pashmangshëm për liberalizimin e vizave nga ana e Bashkimi Evropian.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark