Mustafa: Kundërshtarëve të demarkacionit s’u interesojnë opinionet e të tjerëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Kundërshtarëve të demarkacionit s’u interesojnë opinionet e të tjerëve

    Insajderi
    01 September 2016 - 08:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Isa Mustafa thotë se, kundërshtarët e marrëveshjes së Demarkacionit, nuk donë assesi të dëgjojnë për argumente tjera përveç të vetave, duke u lidhur kështu me opinionin e studiuesit Marc Weller.

    “Ende pa e lexuar dhe pa e studiuar mire, disa filluan ta shpallin të pabesueshëm opinionin e profesorit dhe studiuesit me renome botërore, Marc Weller. Natyrisht se kanë të drejtë, sepse profesori Weller, besoj kurrë ne jetën e tij, nuk ka marrë pjesë në një tubim ‘shkencor’ si ai i dt. 3 gusht 2016”, ka shkruar Mustafa.

    “Nuk më dhimbset shumë profesori Weller që nuk pati rast të dëgjojë dhe të mësojë nga argumentet “shkencore” por më dhimbset akademik Hivzi Islami, që megjithë durimin dhe përkushtimin e tij për të kontribuar në atë takim, në vend se të vlerësohej dhe të respektohej, u atakua me disa sjellje huligane”, vlerëson më tej kryeministri.

    “Veç edhe Marc Welleri na paska munguar t’i tregojmë se “ od Çakora pa do mora to je nasha Crna Gora” (kënga, nga Çakori deri në det, ky është Mali ynë i Zi) dhe se “…Pakoja e Ahtisarit nuk është Bibël as Kuran”, vazhdon postimi i kryeministrit.

    “Argumente shkencore, se s’ka mahi!”, thotë ai.

    “Unë e vlerësoj shumë opinionin e profesorit Marc Weller. Por nuk i vlerësoj argumentet “shkencore” të atyre që në tryezën e 3 gushtit merreshin me këngë malazeze dhe thonin se Pakoja e Ahtisarit nuk është Bibël as Kuran. Që nuk është Bibël dhe Kuran e dijmë, por pavarësinë e kemi shpallur mbi këtë Pako dhe jemi betuar me Deklaratë të Pavarësisë që do ta respektojmë. Prandaj nuk ka nevojë të keqinterpretohem”, përfundon postimi i kryeministrit Isa Mustafa./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark