Mustafa lavdëron AAK-në e NISMA-n – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa lavdëron AAK-në e NISMA-n

    Insajderi
    08 October 2016 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë dhënë “drejtimin e duhur zhvillimit të Trepçës” duke çmuar edhe kontributin e dy partive opozitare.

    “Trepça na bashkoi të gjithëve, ata që e përkrahën, por edhe ata që nuk e përkrahën ligjin. Një kontribut shumë të mbarë e dhanë edhe deputetët e AAK-së dhe të Nismës”, ka shkruar kryeministri në llogarinë e tij në Facebook.

    Në këtë rast, ai i është përgjgjiur edhe kërkesës së Marko Gjuriqit, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i cili ka kërkuar që për Trepçën të diskutohet urgjentisht në OKB.

    Mustafa ka thënë se në seancën kur është votuar ligji i ri për Trepçën kanë qenë prezent deputetët e Listës Serbe të cilët e shfrytëzuan të drejtën e tyre të prezantojnë qëndrimet për Ligjin në një proces demokratik.

    E përgëzoj Kuvendin, i cili 17 vjet pas çlirimit arriti, që së bashku me Qeverinë, t’i jap drejtimin e duhur zhvillimit të Trepçës.  Akoma nuk i kemi përfunduar të gjitha punët e shtetndërtimit tonë, prandaj na nevojitet një bashkëpunim dhe unitet më i lartë për tema që janë në interes të të gjithëve”, ka shkruar Mustafa.

    Mbrëmë në orët e vona, deputetët miratuan projektligjin për Trepcën. Ligji ka për qëllim krijimin e infrastrukturës ligjore për këtë kompani e cila rrezikon të shkojë në likuidim.

    Me ligjin e ri, Qeveria e Kosovës është pronar i 80 % të aksioneve në këtë gjigand metalurgjik ndërkaq punëtorëve do tu takojnë 20 % e tyre./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark