Kryeministri Isa Mustafa ka shfrytëzuar mbledhjen e Qeverisë së Kosovës për të përgëzuar Hashim Thaçin, ish-kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, për punën që ai ka bërë në këtë qeveri.
Këto komente Mustafa i bëri më mbledhjen e parë të qeverisë pas dorëheqjes së Thaçit nga dy detyrat në kabinetin qeverisës.
Ai po ashtu ka uruar Thaçin për punën e re, atë të presidentit të vendit.